
Ndarja është e vështirë, imagjino të kesh edhe një tatuazh dedikuar ish-it. Po, është një gabim që edhe personat e famshëm e kanë bërë. Rasti më i fundit? Pete Davidson, i cili kishte plot 4 tatuazhe dedikuar Kim Kardashian:
1. Një shprehje: “My girl is a lawyer” (Vajza (në kuptimin: e dashura) ime është avokate”.
2. Një tjetër me inicialet e Kim dhe të katër fëmijëve që ajo ka me Kanye West.
3. Një tjetër “Jasmin (simboli i infinitit) Aladdin”.
4. Një damkë që shkruante “KIM”.
Por, tanimë i përkasin të shkuarës dhe Pete i ka hequr të gjitha këto tatuazhe. Ama, ka edhe të tjerë V.I.P-a që kanë bërë po të njëjtin veprim:
Sërish, Pete
Një tatuazh dedikuar ish-të dashurës së tij, Ariana Grande.
Amber Rose
Kur u nda nga Wiz Khalifa, Rose mbuloi portretin e reperit me një tjetër tatuazh.
Kylie Jenner
Ajo u nda nga Tyga, të cilit i kishte dedikuar një “t” të vogël në kyçin e këmbës, të cilin momentalisht e ka zëvendësuar me një “la”.
Johnny Depp
Aktori i kishte dedikuar ish-it të tij ikonik, Winona Ryder një tatuazh ku shkruhej “Winona Forever” dhe e ndryshoi në “Wino (verë) Forever”.
Marc Anthony
Ai kishte shkruar në kyçin e dorës “Jennifer” dhe tanimë ka një tjetër tatuazh.
Angelina Jolie
Jolie ishte e martuar me Billy Bob Thornton kur shkroi emrin e tij. Pas divorcit, e fshiu tatuazhin dhe në të njëjtin vend ka koordinatat e vendeve ku kanë lindur fëmijët e saj.
Artikuj të sugjeruar: