Pas akuzave dhe komenteve të panumërta se po bliheshin klikime nga vetë produksioni, apo nga persona të tjerë, për të shpallur performancën e Oltës fituese, “BBVA” ka reaguar përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram.
View this post on Instagram
“Njoftim zyrtar! Për shkak të sulmeve kibernetike me qëllim blerjen artificiale të klikimeve për performancat, “Big Brother” ka vendosur që të pezullojë votimin dhe të lërë vetë banorët që të zgjedhin performancën e tyre të preferuar”, shkruhej në postim.
Ky reagim erdhi pasi “Vëllai i Madh” u dha një sfidë të re banorëve: Një performancë ku do të tregonin aftësitë e tyre në fusha të ndryshme dhe fituesi i garës do të shpallej nga pëlqimet e njerëzve. Por, like të panumërta vërshuan në postimet e performancës së Oltës dhe sigurisht, njerëzit akuzuan produksionin dhe palë të treta se po bliheshin klikime.
View this post on Instagram
Njerëzit kontrolluan personat që kishin pëlqyer postimin ku Olta performonte një monolog dhe vunë re se krejt papritur, numri i pëlqimeve ndryshoi ndjeshëm dhe konstatuan se pëlqimet ishin të manipuluara.
Artikuj të sugjeruar:
- 10 lëvizjet e Luizit në BBVA që e bëjnë atë *gjeni* në lojë
- Kejvina reagon për herë të parë pas daljes nga BBVA: ‘U gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!’
- Khëm-khëm! Mos vallë aktorja shqiptare është e dashura e Bjordit?
- Nëse ky person hyn në ‘Big Brother’, Luizi (ndoshta) largohet nga shtëpia
- Pse është kaq e rëndësishme t’i falim prindërit?
- Luizi zbulon 'sekretin' e produksionit për këtë javë