
Pamela Anderson do të botojë librin e saj “Love, Paloma” dhe në faqet e tij, ka disa histori të çmeeendura. Si për shembull, kjo, kur padashje pa Jack Nicholson, i cili ishte duke kryer marrëdhënie treshe në tualetin e rezidencës së famshme të “Playboy”.
“Me z. Nicholson ishin edhe dy gra të bukura. Të gjithë po qeshnin, përplaseshin në mur, putheshin, preknin njëri-tjetrin. Unë kalova për të parë veten në pasqyrë, u përkula mbi lavaman dhe rregullova shkëlqyesin e buzëve. U mundova të mos shihja, por nuk e mbajta dot veten dhe pashë nga reflektimi”, kujtoi Pamela.
“Mendoj se kjo e çoi atë (Nicholson) në përfundimin e aktit, pasi bëri një zhurmë të çuditshme dhe qesharake, buzëqeshi dhe tha: “Faleminderit, e dashur”, shtoi ajo.
Ajo i cilësoi aktet e ndodhura në “Playboy Mansion” si “liri absolute”, duke mos e specifikuar periudhën kur kjo ngjarje ka ndodhur. Anderson ishte një modele mjaft e njohur për revistën “Playboy” dhe ka qenë në plot 11 kopertina në historinë 60-vjeçare të revistës.
Artikuj të sugjeruar: