
Nëpër TikTok po qarkullon një trend që flet për “mallkimin e Kardashians”. Domethënë, është një teori konspirative që ka lindur në internet, por vijon të mbetet në kujtesën e njerëzve sepse në fakt, disa ngjarje lidhen me njëra-tjetrën.
Sipas teorisë, vajzat e familjes Kardashian “mallkojnë” ish-partnerët e tyre, sapo ndahen me ta.
Scott Disick, Kris Humphries, Lamar Odom, Tyga, Tristan Thompson dhe Kanye West; që të gjithë janë të përfshirë në këtë teori, për shkak të marrëdhënieve të tyre me Kourtney, Kim, Khloe dhe Kylie.
Tani, kalojmë në detaje:
Scott Disick

I njohur për marrëdhënien e ndërlikuar me Kourtney Kardashian, Scott është gjithashtu babai i 3 fëmijëve me Kourt. “Mallkimet” i tij përkojnë me faktin që është detyruar të shohë të gjithë dashurinë e shprehur (dhe ndonjëherë të tepruar) mes ish-partneres dhe Travis Barker.
Një tjetër mallkim është edhe jeta sentimentale e Scott. Që pas ndarjes me Kourtney, Scott ka pasur lidhje relativisht të shkurtra. Lidhja e tij më e gjatë ka qenë me Sofia Richie. Kjo marrëdhënie zgjati 3 vjet dhe pas ndarjes, Sofia shpalli fejesën me dikë tjetër.
Vetë Disick mendon se e kanë “mallkuar” dhe këtë e ka treguar vetë në një episod të “Keeping Up With The Kardashians”.
Kris Humphries

Pas ndarjes së Kim nga ish-bashkëshorti, Kris Humphries, ky i fundit u përball me zemërimin e internetit. Ai e hodhi në gjyq Kim me pretendimin se “e përdori martesën për reklamim”. Gjyqi zgjati aq shuuuumë, sa e gjeti Kim shtatzënë dhe të martuar me Kanye. Madje, edhe shtatzënë me North.
Ironikisht, Kris nuk u rikujtua më kurrë nga media dhe Kim vijoi të kishte të gjithë vëmendjen, kudo dhe kurdo.
Lamar Odom

Nuk është fare një sekret që Lamar Odom ka pasur shumë vështirësi pas divorcit të famshëm me Khloé Kardashian. Procesi i divorcit mori 3 vite kohë. Lamar e ka shprehur shumë-shumë shpesh dashurinë e tij për ish-bashkëshorten dhe jo pak herë është shfaqur super i lënduar.
Tyga

Kylie dhe Tyga kanë qenë një prej çifteve më të njohura dhe pas ndarjes, Tyga pati me shumë probleme në aspektin e parave.
Më pas, ai u përball me beteja ligjore, të cilat dëmtuan imazhin, si dhe prej kohësh, reperi nuk ka suksesin që ka pasur gjithmonë. Pra, ra pre e “mallkimit”.
Tristan Thompson

Tristan tradhtoi disa herë Khloé, ama e pagoi shtrenjtë, pasi u masakrua nga interneti në mënyrë të tmerrshme. Gjithashtu, u detyrua nga Kris Jenner që të nënshkruajë një "kontratë sinqeriteti" (në këtë rast, është si një kontratë paramartesore, me klauzola dhe rregulla të ndryshme dhe një dëmshpërblim financiar, nëse Tristan tradhton sërish. Pra, ai paguan 1 milionë dollarë nëse ndodh një tjetër skandal, që me shumë mundësi e ka shlyer pagesën, duke marrë parasysh që kontrata daton në prill të 2018-ës).
Djalli punon, por jo aq sa Kris Jenner.
Kanye West

Më i njohuri dhe më “i mallkuar”. Kanye i kishte të gjitha: karrierë, familjen, famën, paratë, por gjithçka mori fund pas ndarjes nga Kim. Kanye u përball me akuza, pati shpërthime të panumërta në internet, u braktis nga të gjitha markat me të cilat bashkëpunonte, humbi statusin e miliarderit dhe tanimë, ka rënë në qetësi.
Artikuj të sugjeruar: