Ish-burri i Pamela Anderson, Jon Peters, planifikon t'i lërë asaj një dhuratë shumë bujare prej 10 milionë dollarësh kur ai të vdesë, pavarësisht se bashkimi i tyre zgjat më pak se dy javë.
“Unë gjithmonë do ta dua Pamelën, gjithmonë në zemrën time”, tha ai për Variety. “Në fakt, i lashë asaj 10 milionë dollarë në testament. Dhe ajo as që e di këtë. Askush nuk e di këtë. Po e them vetëm për herë të parë me ju”, shtoi producenti i 'A Star is Born'. "
Peters, 77 vjeç, u takua për herë të parë me Pamela-n, 55, në rezidencën Playboy, pak pasi ajo kishte mbërritur në LA nga vendlindja e saj e vogël në Kanada.
Prej aty, Peters filloi ta mbushte me dhurata të shtrenjta.
Në biografinë e saj "Love, Pamela", 55-vjeçarja kujton:
"Binte zilja e derës dhe një shofer më sillte kuti me Cartier, Ralph Lauren apo Azzedin Alaia".
Peters madje i dhuroi asaj edhe një Mercedes 420SL.
Vite më vonë - dhe disa martesa më vonë - të dy u ribashkuan dhe u martuan në vitin 2020, pikërisht përpara se të fillonte pandemia e Covid-19.
Martesa - e cila nuk u konsiderua e ligjshme sepse dokumentet nuk ishin depozituar kurrë në institucionet përkatëse - zgjati 12 ditë. Megjithëse dasma ishte jetëshkurtër, dyshja nuk patën asnjë keqkuptim publik me njëri-tjetrin.
“Ai është i mrekullueshëm dhe ka pasur një ndikim të madh në jetën time. Do ta dua deri në vdekje”, tha Anderson.
Peters pohoi gjithashtu se ishte ai që i ndërpreu gjërat, sepse i gjithë shtypi që rrethoi ngjarjen e bëri të kuptonte se "ka nevojë për një jetë të thjeshtë dhe të qetë dhe jo një lidhje dashurie ndërkombëtare".
Në librin e saj, Anderson flet edhe për disa nga romancat e tjera të së kaluarës, përfshirë martesën e saj me rockerin Motley Crüe, Tommy Lee, dhe pasojat nga videoja e tyre famëkeqe e seksit.
Ylli i "Baywatch" ka gjithashtu një dokumentar të Netflix që do të dalë së shpejti.
Burimi: Page Six