Kinema & TV

Gerard Butler thotë se ‘pothuajse e vrau' Hilary Swank kur xhironin për ‘P.S. I Love You’

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2023

Gerard Butler thotë se ‘pothuajse e vrau' Hilary Swank kur

Gerard Butler i kujton me nostalgji ditët kur xhironte “P.S. I Love You”, por edhe me pak siklet për shkak të një incidenti disi agresiv.

Aktori tregoi se “pothuajse e vrau” Hilary Swank kur tirandat në pantallonat e tij u hapën dhe goditën me shpejtësi aktoren.

“Ju kujtohet skena kur jam duke kërcyer dhe kam veshur tirandat? E xhirova atë skenë për një ditë e gjysmë dhe më duhej të kërceja si idiot,” shpjegoi ai në “The Drew Barrymore Show”. Aktori tregoi se në skenar ishte shkruar që teksa hapte tirandat, kapësja – e cila ishte e stilit “krokodil” që është e mprehtë dhe e dhëmbëzuar – do ta godiste në fytyrë.

Gerard Butler thotë se ‘pothuajse e vrau' Hilary Swank kur

“Unë zvarritem drejt shtratit, kapësja hapet, lëshohet, fluturon mbi kokën time dhe e godet në kokë. I çau kokën,” tha ai. Ishte aq keq, në fakt, sa Swank duhej të kontrollohej në spital për t'u siguruar që gjithçka ishte në rregull. “Nisa të qaj,” shtoi ai. “Pothuajse i hoqi syrin.”

Për fat të mirë, gjendja u normalizua dhe ai moment mbeti thjesht një kujtim i hidhur.

“P.S. I Love You” është një kryevepër në kategorinë rom-com së bashku me prodhime si “My Best Friend's Eedding” apo “How to Lose a Guy in 10 Days”.