
Në shtëpinë e “BBVA” mbërritën disa pyetje anonime, të cilat morën disa përgjigje pikante, që do t’i gjeni më poshtë.
P.S.: Pyetjet e Luizit i keni në fund, lodhuni pak, lexoni edhe të tjerët.
Armaldo a.k.a Maestro që kurrë s'është tek pull se është Binjak qershori
“A bën lojë të dyfishtë në përditshmëri?”, ishte pyetja anonime drejtuar Armaldos, i cili si një Binjak i mirëfilltë i pëlqen të ngatërrojë njerëzit dhe situatat, por e bën me shumë lezet. “Jo”, tha Armaldo shkurt, pa argumentuar më shumë.
Por, cili banor e ka zhgënjyer më shumë Armaldon?
“Amosi, se më ka nominuar”, tha Armaldo, këtë herë i drejtpërdrejtë, se Binjakët me raste, dinë të jenë edhe të prerë.
Ndërsa për Amosi, kishte pyetje në lidhje me Dean:
“A je penduar që more një hap të nxituar me Dean dhe pse?”. Amosi, si Luan plot ego tha se nuk beson se ka bërë ndonjë hap të nxituar, për sa kohë e gjitha ka qenë në formë loje.
Efi, më e sinqertë se kurrë
Për Efin pyetja ishte “A të pëlqen personazhi që ke krijuar brenda “BBVA”? Efi u përgjigj me siguri: “Më pëlqen, sepse ky është personazhi që unë jam”, thanë Peshqit e saj të brendshëm idealistë.
Ç’bën Efi kur ka vetëbesim të ulët? Ashtu si Rihanna, e cila gjithashtu është Peshqit në horoskop, edhe Efi bën sikur s’e ka vetëbesimin e ulët, derisa kjo fazë të kalojë.
“Kush është personi më kot në shtëpi për Efin?”. Ajo as u mendua fare dhe tha direkt “Olta!”, si një Peshk i patundur nga mendimet e veta.
Meqë ra fjala, Olta si Gaforre di të përgjigjet me diplomaci:
“Sa për qind është Olta vetvetja në këtë lojë?” Çuditërisht, Olta u përgjigj: “0%!”. Sepse Gaforret dinë ta përdredhin çdo situatë!
“Çfarë do të të prekte më tepër: Të të tradhtonin apo të tradhtoje?” ishte pyetja drejtuar Oltës.
“Nëse është bashkëshortore dhe do të më tradhtonte ai, do të ndihesha shumë keq; nëse do të tradhtoja unë, do të kishte marrë fund marrëdhënia”, u përgjigj ajo.
Kiara, Bricjapi që gjithmonë konfuzon të tjerët
“Cila është situata që të ka ndryshuar rrjedhën e jetës?”, ishte pyetja drejtuar Kiarës. “Momenti që kam vënë këmbët në televizion”, përgjigjja që pasoi nga ana e moderatores. Ju e dini, Bricjapi te lekët dhe karriera e ka mendjen.
Mbani frymën...
“A mendon se ke rënë në dashuri?”, ishte një pyetje tjetër drejtuar Kiarës. “Deri diku”, tha Kiara, sepse prapë, Bricjapi mendon, e mendon, e mendon, e mendon deri përtej pafundësisë.
Luizi, kjo Gaforre me ashendent Ujor
Pyetjet drejtuar Luizit, se e di që mezi prisni: “Përse bën sikur nuk e di që Kiara ka dikë tjetër jashtë?”. Luizi, si Gaforre (dhe Ujor) me humor, dha plot 3 alternative:
- E para, nuk e di.
- E dyta, nuk është.
- E treta, edhe nëse është, ka ikur me kohë.
E nëse jeni kuriozë se pse u nda Luizi nga partnerja me të cilën kishte 1 dekadë i lidhur, përgjigjja është: "Nuk ecte më".
“A ka rëndësi për ty imazhi që krijon sot në botën jashtë?” ishte një tjetër pyetje për Luizin. “Po”, u përgjigj Gaforrja që do t’ia bëjë qejfin vetes dhe të tjerëve.
Artikuj të sugjeruar:
- Olta dhe Tea akuzojnë produksionin? Mendojnë që Luizi i ka shpatullat e ngrohta nga dikush
- Sapo gjetëm ashendentin e Luizit dhe tani, mund të shpjegojmë shumë gjëra
- Produksioni i “BBVA” reagon pas pretendimeve se u blenë klikime për performancën e Oltës
- 10 lëvizjet e Luizit në BBVA që e bëjnë atë *gjeni* në lojë
- Kejvina reagon për herë të parë pas daljes nga BBVA: ‘U gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!’