TV Mania

Ky poet shqiptar thotë se 'Luizi po e imiton' në Big Brother VIP Albania

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2023

Ky poet shqiptar thotë se 'Luizi po e imiton' në Big Brother

Në një intervistë për emisionin "Impact", në RTV Ora, poeti dhe autori i disa këngëve Agim Doçi, u pyet ndër të tjera edhe "nëse e njeh Luiz Ejllin" dhe si do ta përshkruante atë.

Ndërsa shton detaje të parëndësishme për konkurrentin e Big Brother, si shtresa e familjes së tij dhe të tjera, Doçi thotë se e ka njohur që fëmijë dhe në faza të ndryshme të jetës së tij. Megjithatë, tani ai ka një teori se Luizi po e imiton.

"Ka arritur deri aty sa në të gjitha veprimet, komportimet, përpiqet të imitojë Agim Doçin. Unë jam i paimitueshëm. Më imiton në çdo gjë", thotë ai.

Më vonë poeti thekson se "nuk e imiton", por "ka komportimet e tij", pak a shumë si një përpjekje 'e dështuar' për ta imituar. 

Ai thotë edhe se "është e vështirë ta imitosh sepse ka tjetër bagazh, tjetër 'inventar' [në mendje]".

Tani, na duhet thjesht që Agim Doçi të hyjë në shtëpinë e "Big Brother" për ta vërtetuar si duhet këtë. Por, poeti nuk duket dhe aq pro "trash TV".

Artikuj të rekomanduar: