Shtëpia

Mbretëresha e pastrimit, Marie Kondo, thotë se ‘ka hequr dorë' nga rregullimi i shtëpisë: Por pse?!

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2023

Mbretëresha e pastrimit, Marie Kondo, thotë se ‘ka hequr

Mbretëresha e pastrimit, Marie Kondo, ka thënë se ajo "ka hequr dorë" nga rregullimi i shtëpisë që nga lindja e fëmijës së saj të tretë.

Ekspertja japoneze me famë botërore pranoi se me tre fëmijë për t'u kujdesur, shtëpia e saj familjare ishte "e çrregullt" dhe rregullimi ishte më pak prioritet tani. “Shtëpia ime është e çrregullt, por mënyra se si po e kaloj kohën time është mënyra e duhur për mua në këtë fazë të jetës sime,” tha ajo për Washington Post.

Guruja e rregullimit tha se jeta e saj kishte ndryshuar ndjeshëm që nga ardhja në jetë e djalit në vitin 2021. "Deri më tani, unë isha një profesioniste e rregullt, kështu që bëra çmos për ta mbajtur shtëpinë të rregullt në çdo kohë," tha ajo përmes gjatë një webinari në internet. "Tani e kuptoj se çfarë është e rëndësishme për mua lidhet me kohën që duhet të kaloj me fëmijët e mi në shtëpi."

Libri i fundit i Kondo-s, “Marie Kondo Kurashi at Home: How to Organise Your Space and Achieve Your Ideal Life”, përqendrohet në konceptin japonez të kurashit, që do të thotë "mënyrë jetese". Që kur u bë nënë e tre fëmijëve, ajo tha se mënyra e saj e jetës kishte ndryshuar.

Marie Kondo është një personalitet që njihet për mënyrën e saj të organizmit dhe pastrimit të shtëpisë. Ajo i ndan sendet në pesë kategori: veshje, libra, letra, komono (sende të ndryshme) dhe sende sentimentale. Organizmi nis nga veshjet, të cilat nxirren nga garderoba e bëhen bashkë në një pirg gjigand. Më pas, çdo veshje merret në dorë dhe nëse ngjall gëzim, mbahet. Nëse jo, falenderohet dhe hidhet ose dhurohet. Ndiqen të njëjtat hapa për çdo kategori.