Marredhenie

Këto shenja tregojnë nëse personi me të cilin po del, ka gjasa të ndërpresë komunikimin papritur

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2023

Këto shenja tregojnë nëse personi me të cilin po del, ka

Ti del me dikë, e ke shumë qejf, muhabeti shkon shumë mirë, por në një moment, thjesht nuk të flet më dhe zhduket, pra, të bën ghosting (metoda e përfundimit të një marrëdhënieje personale me dikë duke u zhdukur papritur dhe duke mos kontaktuar më me të).

Pse ndodhi? A the diçka që nuk duhej? Në fakt, ka disa shenja që tregojnë se herët a vonë, kjo situatë do të ndodhte. Cilat janë shenjat?

 
Shmangia

Një person që ka gjasa të të bëjë ghosting, shmanget gjatë gjithë kohës, në debat, apo biseda të pakëndshme.
 
Mosha e re

Personat në moshë të re priren të eksperimentojnë më shumë dhe normalisht, edhe të bëjnë më shumë ghosting.
 
Ankthi

Njerëzit që vuajnë nga ankthi sabotojnë veten dhe në shumë raste, i bëjnë ghosting dikujt, pavarësisht nëse e ka shumë qejf atë.
 
Nuk të ka follow në rrjetet sociale

Ç’bëjmë të gjithë kur e kemi qejf dikë? I bëjmë follow në rrjetet sociale dhe nisim bisedën përmes DM. Nuk po themi që është një flamur i kuq i tmerrshëm, por nëse personi me të cilin del ka rrjete sociale dhe nuk të ndjek, ndoshta duhet ta kuptosh sinjalin.

Artikuj të sugjeruar: