E dashura e Gerard Pique, Clara Chia, duket se po përpiqet ta lërë pas gjithë vëmendjen e marrë nga drama e të dashurit të saj dhe ish-gruas së tij, Shakira-s.
Ajo ka mbyllur rrjetet sociale për t'i shpëtuar kritikave dhe ofendimeve, që tashmë u drejtohen edhe prindërve të saj. 23-vjeçarja thuhet se po kalon ditë të vështira dhe se i është dashur të shkojë në klinikën Quiron, në Barcelonë, pasi po kalonte sulme të forta ankthi.
Sipas El Periódico, Clara Chía dhe Piqué anuluan planet që kishin organizuar këtë fundjavë dhe vendosën të qëndronin në shtëpinë e ish-futbollistit në La Cerdanya.
Të shtunën e kaluar, të dy do të merrnin pjesë në mbylljen e turneut Oques Grasses, një nga grupet e tyre muzikore të preferuara, po Clara nuk ishte në gjendje të festonte.
Vëmendja e mediave po rëndon tek 23-vjeçarja, të cilën Pique e mbështeti publikisht javën e kaluar duke shpërndarë foton e tyre të parë së bashku në rrjetet sociale.
Vieë this post on Instagram
Që nga publikimi i freestyle-t të Shakira-s, në të cilën këngëtarja e quajti të dashurën e ish-it të saj një "person të keq", njerëz të afërt me Clara-n pretendojnë se ajo ka frikë të dalë në rrugë, ku njerëzit që e njohin tallen me të dhe i këndojnë të famshmen ‘Clara-mente’.
Artikuj të rekomanduar:
- Gerard Piqué publikon të dashurën e re në Instagram dhe komentet nuk janë fort dashamirëse
- Thuhet se Pique po tradhton edhe të dashurën e re pas Shakira-s, por pse?
- Shakira zbuloi që Piqué e tradhtonte nga një kavanoz reçeli?
- Kënga e re e Shakira-s është dedikim për Piquè-n dhe ai nuk do jetë aspak i lumtur kur ta dëgjojë
- Kënga e re e Shakira-s duket si një rrëfim tejet personal, ku shpjegon arsyen e ndarjes nga Piqué
- Shakira thyen heshtjen dhe flet për ndarjen nga Piqué: ‘Jashtëzakonisht e vështirë’
Burimi: SportsFinding