Kinema & TV

Aktorja e serialit thotë se “The Crown” duhet të përfundojë

Shkruar nga Anabel

2 Shkurt 2023

Aktorja e serialit thotë se “The Crown” duhet të
The Crown

Nëse mendon se “The Crown” duhet të vijojë të na tregojë më shumë rreth historive të familjes mbretërore në Britaninë e Madhe, na lejo të të themi se Helena Bonham Carter, e cila luan edhe rolin e princeshës Margaret, është e mendimit se seriali duhet të përfundojë.
 
Në një intervistë për “The Guardian”, ajo tha:

“Nuk mendoj se duhet të vazhdojë, në fakt. Unë jam në serial dhe i adhuroj episodet ku shfaqem, por tani është shumë ndryshe. Kur “The Crown” nisi, ishte një dramë historike, tani është përfshirë me të tashmen. Por, gjithsesi i mbetet në dorë (regjisorëve dhe skenaristëve) atyre”.

Helena bëri edhe një krahasim mes princit Harry dhe faktit që ai ndihej si numri 2 dhe “rezerva” në familjen mbretërore dhe personazhit që ajo portretizon, princeshës Margaret.

“Princesha Margaret nuk shqetësohej se është “një rezervë”, sipas mendmit tim. Në fakt, as s’e vriste mendjen fare se ishte numri dy, por e kishte problem që ishte shumë e shkurtër. Ajo ishte 150 cm e gjatë…Sedilja e makinës së saj ishte e ngritur që ajo të mund të shihte”, shtoi aktorja.

Por, megjithë mendimin e Helena-s se “The Crown” duhet të përfundojë, seriali do të ketë një tjetër sezon.

Artikuj të sugjeruar: