Festivalin Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (TIFF) ishte i pari dhe i vetmi festival në botë që propozoi filmin “The Red Suitcase” për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në Oscars 2023.
Filmi “The Red Suitcase”, me regji të Cyrus Neshvad, është propozuar vetëm nga TIFF dhe është përzgjedhur në mesin e 94 propozimeve nga festivalet më të mira në botë, të cilat ashtu si edhe TIFF kanë cilësinë e “Oscar Qualifying”.
View this post on Instagram
“Vërtet LAJM I MADH!! ‘The Red Suitcase’ me regji të Cyrus Neshvad është nominuar për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër në Oscars 2023. Shumë të lumtur që filmi i vlerësuar nga ne si ‘Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër’ në Festivalin e Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë 2023 kualifikohet për çmimin e madh.” – shkruan TIFF në rrjete sociale.
View this post on Instagram
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (TIFF) është eventi i parë dhe më i madhi ndërkombëtar i kinematografisë në Shqipëri dhe që prej vitit 2003 shënon një ngjarje të rëndësishme për industrinë e filmit. Qëllimi i TIFF është krijimi i një pike takimi për kineastët, producentët, distributorët dhe adhuruesit e filmave.
Në vitin 2018, TIFF u kualifikua për të nominuar filmat me metrazh të shkurtër në Oscars. Në maj 2022, TIFF u vlerësua nga Akademia Europiane e Filmit si një nga festivalet më të mira në Europë për të nominuar filmin më të mirë europian me metrazh të shkurtër për edicionin e radhës të Çmimeve Europiane të Filmit (EFA Awards).
“Jemi të lumtur t'ju informojmë se Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë është përzgjedhur si një nga 29 festivalet më të mira europiane të filmit, duke përfshirë Berlinin, Kanën, Venecian, Lokarnon dhe të tjerë, për të nominuar filmin më të mirë europian me metrazh të shkurtër për Çmimet Europiane të Filmit,” njoftoi në maj 2022 drejtori dhe bashkëthemeluesi i TIFF, producenti dhe kineasti Agron Domi.