Celebrity

Nëse do unazën perfekte për martesë, mund të ndjekësh taktikën e Rita Ora-s

Shkruar nga Anabel

2 Shkurt 2023

Nëse do unazën perfekte për martesë, mund të
Getty Images

Rita Ora e konfirmoi martesën me regjisorin Taika Waititi dhe tani po na bekon sytë me unazën e martesës dhe na tregon edhe se si e mori unazën që donte.

Ajo tha se mund ta ketë ndihmuar paak bashkëshortin e saj në përzgjedhjen e unazës dhe ndoshta, këtë mund të bësh edhe ti, nëse nuk ke edhe aq besim te shijet e partnerit. 
 
“E çova në dyqan dhe i tregova fiks se cilën unazë doja”, tha Rita. Kaq e thjeshtë! Merre për dore, çoje në argjendari dhe zgjidhe vetë unazën! Kaq! Pagesën e ka ai.
 
Unaza e këngëtares është prej ari, me smerald dhe duket rrëzëllitëse. Ajo e tregoi në "The Tonight Show With Jimmy Fallon” dhe duket yll!

Nëse do unazën perfekte për martesë, mund të
Getty Images


“Në fakt, s’ia kam treguar askujt unazën, kjo është hera e parë që e tregoj, për arsye se të dua dhe ndihem sikur ke qenë pjesë e kësaj lidhjeje. Ja, shikoje!”, iu drejtua Rita – Jimmy-t, i cili e komplimentoi.

Artikuj të sugjeruar: