Marredhenie

“Qëndrimi në stol”: Ç’duhet të dini për trendin më të ri të marrëdhënieve romantike?

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2023

“Qëndrimi në stol”: Ç’duhet të dini
Edward Berthelot/Getty Images

Jemi shumë familjarë me ghosting, por që duhet të dini se ekziston edhe një term i ri, shumë i papëlqyer: “qëndrimi në stol”.
 
Me çfarë konsiston?

Me faktin që del me dikë, por nuk je aspak i/e interesuar dhe thjesht e mban në stol (si CR7 në Kupën e Botës), ndërkohë që pret dikë që i përmbush kërkesat e tua që të shfaqet. Teknikisht, në të njëjtën kohë i merr kohën dhe përkushtimin personit që e mban në “stol”, duke i dërguar mesazhe flirtuese, duke e ngacmuar, apo joshur në mënyra të ndryshme.
 
Me pak fjalë “qëndrimi në stol” është një plan B dhe ti e di se personi është aty për ty dhe ti e di këtë, madje edhe e shfrytëzon këtë fakt.
 
A është një flamur i kuq?

Patjetër që po! Nëse një person “të mban pezull”, ndërkohë që nuk të mundëson asnjë ndjesi sigurie dhe qëndrueshmërie, atëherë ndoshta nuk duhet të “qëndrosh më në stol”, pasi me shumë mundësi, emocionet e personit në fjalë nuk kanë për të ndryshuar. Edhe nëse ti po “mban dikë në stol”, mbase është çasti të konsiderosh edhe ndjenjat e personit tjetër.
 
Cilat janë shenjat që tregojnë se po “qëndron në stol”?
 
Shkëputje apo komunikim nga hiçi

Komunikim për një kohë shumë të shkurtër

Mungesë takimesh

Mosdëshirë për të të njohur

Nuk të njeh me miqtë