
Ju dëshironi të bini në sy në punë, por kjo duhet të ndodh për arsyet e duhura. Është e rëndësishme të bësh një figurë të mirë te shefi ju. Nëse e bëni këtë, ai do të ketë më shumë dëshirë t'ju japë përgjegjësi më të mëdha. Kjo sigurisht do të thotë promovim dhe ngritje në detyrë. Ja 9 mënyra sesi të lini përshtypje të mirë te shefi juaj.
1-Përdorni rregullat e mirësjelljes
Shefi juaj do ta vlerësojë nëse ju ndiqni rregullat e mirësjelljes të vendosura në zyrë, ashtu si punonjësit e tjerë. Për shembull: duhet të përdorni celularin ashtu siç duhet, të keni rregull në tryezën tuaj dhe të dini si të dërgoni email-et e punës për korrespondecat e biznesit.
2-Përballuni me gabimet tuaja
Kur ju bëni një gabim në punë, i cili është e pashmangshëm për të gjithë ne, pranojeni atë. Ju nuk duhet ta mohoni gabimin tuaj apo të drejtoni gishtin nga të tjerët. Përkundrazi, ju duhet të merrni përgjegjësitë dhe të gjeni mënyrat për ta rregulluar atë. Shefi juaj mund të mos jetë i lumtur që ju bëtë një gabim, por ai do të vlerësojë që ju u përgjigjët në mënyrën e duhur.
3-Njoftoni nëse jeni sëmurë
Mendoni se të shkoni në punë kur jeni sëmurë, në vend që të qëndroni në shtëpi, do të lërë përshtypje te shefi juaj? Shefat e arsyeshëm e dinë se një punonjës i sëmurë, jo vetëm që nuk është produktiv, por mund të përhap sëmundjen në zyrë, duke bërë edhe të tjerët joproduktiv gjithashtu. Njoftoni kur jeni sëmurë, kur është e nevojshme. Shefi dhe bashkëpunëtorët do ta vlerësojnë këtë gjë.
4-Bëjini ballë krizave dhe problemeve
Kur diçka e papritur ndodh në punë, kush bën më shumë përshtypje te shefi: punonjësi që është në panik apo ai që hidhet në aksion? Sigurisht shefi do të vlerësojë shumë punonjësin që përballet me krizat shpejt dhe në mënyrë efektive.
5-Mos flisni për temat që nuk duhet diskutuar
Qëndrimi larg diskutimeve që i bënë të tjerët të ndihen keq ose që sjell grindje në vendin e punës mund ta bëjë shefin tuaj të mos ju shoh pozitivisht, përkundrazi nëse evitoni këto diskutime e bën atë të mos mendojë keq për ju. Disa prej diskutimeve mund të jenë bisedat politike, religjonin, problemet shëndetësore dhe ato personale.
6-Menaxhoni kohën në mënyrë efektive
Aftësia juaj për të përfunduar projektet në kohën e duhur e ndihmon shefin tuaj të mendojë mirë për ju. Ju duhet të demonstroni se dini si të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efektive, në dorëzimin e projekteve në kohë ose edhe më herët nëse është e mundur.
7-Zgjidhni veshjen e duhur
Veshja e rrobave të duhura në punë dhe më e rëndësishmja- jo e veshjeve të gabuara, do të lërë një shije të mirë për ju. Ju duhet të visheni sipas rolin që keni në kompani. Nëse aspironi të bëheni lider në punë, vishuni si të tillë.
8-Evitoni ofendimin e punonjësve të tjerë
Shefi juaj do të vlerësojë nëse ju nuk bëni gjëra që ofendojnë punonjësit e tjerë. Gjithmonë tregoni respekt ndaj tyre. Gjëja e fundit që një shef dëshiron është të tërheq vëmëndjen ndaj sjelljeve të pahijshme të një prej punonjësve të tij.
9-Përfaqësoni kompaninë në mënyrën më të mirë në takime biznesi
Kur merrni pjesë në takime pune në emër të shefit tuaj, ky i fundit do të vlerësojë nësë ju bëni më të mirën e mundshme për të lënë një përshtypje të mirë. Vishuni në mënyrën e duhur, flisni në emër të shefit tuaj dhe sillini atij të gjitha informacionet.
Burimi: Career Planning