Celebrity

Këngëtarja është transgjinorja e parë në histori që fiton një Grammy!

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2023

Këngëtarja është transgjinorja e parë në histori
Photo Credits: Getty Images

Këngëtarja e muzikës pop, Kim Petras, është zyrtarisht transgjinorja e parë që fiton një çmim Grammy.

Petras dhe Sam Smith fituan çmimin Grammy për performancën më të mirë të popit për hitin e tyre viral,"Unholy". Smith ia la gjithë vëmendjen Petras për të mbajtur një fjalim si gruaja e parë trans që fiton në kategori.

Ajo ia kushtoi çmimin "legjendave transgjinore, që hapën këto dyer para saj”, referuar producentes së ndjerë të popit, Sophie, e cila u nominua për një Grammy para vdekjes së saj në vitin 2020.

Ajo gjithashtu falënderoi Madonna-n për mbështetjen e të drejtave LGBTQ dhe mamanë e saj, për mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë tranzicionit.

Petras nuk është interpretuesja e parë trans që fiton një Grammy, por ajo është një nga fitueset më të njohura dhe e para si këngëtare e një dueti/kënge.

Kompozitorja Wendy Carlos fitoi disa Grammy në vitet 1960, sipas Out.

Këtë vit, DJ i njohur Honey Dijon është gjithashtu i nominuar për një Grammy për hitin madhështor të Beyonce "Renaissance". Smith, i cili është jobinar (non-binary), fitoi Grammy-n e tij të parë në 2015.

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: CNN