Më shumë se 3,000 njerëz kanë mbetur të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë veriperëndimore. Ekspertët e kanë përshkruar si një nga tërmetet më të fuqishme në rajon në të paktën një shekull. Një lëkundje e dytë e fuqishme u ndje 12 orë më vonë nga tërmeti i parë.
Aktualisht, thuhet se ka një rënie të fuqisë goditëse, edhe pse mund të vazhdojnë lëkundje të lehta.
Pyetur nga "Abc News" nëse vendi ynë është i rrezikuar, sizmiliogu Edmond Dushi thotë se "Shqipëria është një vend me aktivitet sizmik", por "vendi nuk është i rrezikuar nga tërmeti i Turqisë, pasi Shqipëria nuk ndodhet tek e njëjta pllakë teknonike".