Celebrity Style

Njerëzit nuk pushojnë dot së foluri për veshjen e Harry Styles

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2023

Njerëzit nuk pushojnë dot së foluri për veshjen e Harry

Harry Styles ia doli të rrëmbente vëmendjen në Grammy, pasi jo vetëm që fitoi dy çmime të rëndësihme, por u komentua gjatë për veshjen e tij, një nga më të përfolurat e tapetit të kuq.

Ai u paraqit me një jumpsuit (trupore) me shumë ngjyra, me jakë të hapur që zbulonte koleksionin e tatuazheve me zogj dhe flutura në kraharorin e tij.

Njerëzit nuk pushojnë dot së foluri për veshjen e Harry

Dizajni harlequin me shumë ngjyra u zbukurua me kristale Swarovski. Harry mbante veshur një palë çizme të bardha.

Njerëzit nuk pushojnë dot së foluri për veshjen e Harry

Ndryshe nga herët e tjera, kur zakonisht Harry Styles bashkëpunon me Gucci-n për veshjet e tij, këtë herë veshja u krijua nga Egonlab, një markë franceze në zhvillim e njohur për krijimet e saj të përshtatshme për të gjithë, pa dallim gjinie.

Disa e krahasuan me një klloun, të tjerë thanë se “duket sikur ka harruar pa veshur xhaketën”, ndërsa në shumë komente të tjera, njerëzit vunë në dukje se “Harry mund të veshë gjithçka dhe sërish të duket yll”.

Jumpsuits janë kthyer në një element shumë karakteristik për Harry Styles, i cili i ka veshur gjatë turneut të tij “Love on tour”. Edhe kur interpretoi “As it was” në skenë, ai u shfaq sërish me një jumpsuit që tërhoqi vëmendjen.

Njerëzit nuk pushojnë dot së foluri për veshjen e Harry

Styles njihet për faktin që guxon me modën dhe prej kohësh ka zgjedhur veshje që thyejnë stereotipet gjinore.

Njerëzit nuk pushojnë dot së foluri për veshjen e Harry