Celebrity

“Nuk ishte vetvetja”: Thuhet se kjo mund të jetë arsyeja pse Ben nuk ishte shumë në terezi në Grammy

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2023

“Nuk ishte vetvetja”: Thuhet se kjo mund të jetë arsyeja
Grammy

Ben Affleck nuk ishte vetvetja në ceremoninë e së dielës, ku u ndanë çmimet Grammy për këtë vit. Në disa video virale, Ben dukej super i mërzitur dhe sikur nuk donte të ishte fare prezent në ceremoni dhe sipas burimeve, sepse jo thjesht dukej i lodhur... realisht, ishte i lodhur! 

“Jen dhe Ben u argëtuan në Grammys, por së fundmi kanë qenë të zënë me disa projekte dhe Ben ishte i lodhur. Ai donte të shkonte për të mbështetur bashkëshorten, por s’ishte në formën e zakonshme”, u shpreh burimi.

Më pas shtoi:

“Jen kaloi shumë mirë dhe donte që Ben të ishte i lumtur që ishte atje, por e mirëkuptoi se çfarë po ndodhte. Jen e di që Ben është një bashkëshort fantastik dhe ata u siguruan që të kalonin një mbrëmje të bukur së bashku”.

Burimi theksoi edhe se J.Lo e di shumë mirë që Affleck është shumë mbështetës në karrierën e saj, por aktori mbetet një person që do të qëndrojë në shtëpi dhe s’i ka shumë qejf eventet.

Pra, tani e dimë pse Ben-it nuk i qeshi buza pothuajse kurrë.

Artikuj të sugjeruar: