Showbiz dhe TV

Mos vallë Kejvina i dërgoi një dron Luizit?

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2023

Mos vallë Kejvina i dërgoi një dron Luizit?

Kejvina u përjashtua nga “BBVA” për shkak të shpullës së famshme karshi Luizit, pas disa debateve të ashpra. Por, kudo në rrjet po qarkullon një video ku paraqitet një dron me foton e Luizit dhe Kejvinës dhe ku shkruhet “Të kam xhan…dhe ti e di” në gjuhën italiane.

Mos vallë Kejvina i dërgoi një dron Luizit?
 
Menjëherë njerëzit nisën të aludonin se dronin e ka dërguar pikërisht Kejvina, në mbështetje të Luizit. Brenda shtëpisë u diskutua edhe brenda shtëpisë mes Luizit dhe Oltës.

Luizi ishte i mendimit se dronin e ka sjellë Kejvina dhe tha se “ma ka premtuar para se të dilte jashtë”. Olta i tha të mos bëhej naiv, pasi Kejvinën e nxori pikërisht Luizi, pas debatit dhe shpullës.
 
Luizi shtoi se Olta dhe Tea i “bënë gjyqin” Kejvinës dhe pikërisht ato e nxorën jashtë shtëpisë.
 
“Ju e frytë shumë dhe i bëtë gropën” u shpreh Luizi, ndërkohë që Olta dhe Tea e kundërshtuan.
 
Një arsye pse njerëzit mendojnë se dronin e nisi Kejvina është sepse ajo i kishte bërë edhe follow në Instagram Luizit, pas daljes nga shtëpia e famshme. (Tanimë, Kejvina ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram).
 
Tani, nuk dimë ç’të mendojmë, ndaj na duhet edhe opinioni yt!

Poll

Artikuj të sugjeruar: