Bota

Disa orë pasi u shpall e vdekur, e moshuara fillon të marrë frymë në shtëpinë e funeralit!

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2023

Disa orë pasi u shpall e vdekur, e moshuara fillon të marrë
Photo Credits: Simon Webster/Alamy

Një grua 82-vjeçare u shpall e vdekur në një azil të moshuarish në New York, por u pa se po merrte frymë, tre orë më vonë në shtëpinë e funeralit, sipas autoriteteve. Kjo është hera e dytë për këtë muaj, që diçka e tillë ndodh në SHBA, sipas zyrtarëve.

Gruaja ndodhej në Water's Edge Rehab & Nursing Center në Port Jefferson të Long Island në orën 11:15 të mëngjesit të së shtunës kur ajo u shpall e vdekur, tha policia.

E moshuara, emri i së cilës nuk u bë i ditur, thuhet se u dërgua në Shtëpitë e Funeralit OB Davis në New York, në orën 13:30. Policia tha se ajo u pa duke marrë frymë në orën 14:09.

Më pas u dërgua në spital.

Deklarata e vdekjes së parakohshme ndodhi disa ditë pasi një shtëpi tjetër kujdesi në Iowa u gjobit me 10,000 dollarë për një rast të ngjashëm.

Policia tha se rasti në New York është referuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit për hetim.

Burimi: Guardian