Showbiz dhe TV

“Vajza ime tregoi karakter”: Babai i Deamishel flet për nominimin dhe bujën e veprimit të saj

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2023

“Vajza ime tregoi karakter”: Babai i Deamishel flet për
Youtube

Deamishel është përballur me kritika dhe komente të shumta për shkak të nominimit që ajo i bëri Luizit, Kiarës dhe Efit, duke eliminuar këtë të fundit. I ftuar sot në “Ftesë në 5”, në një intervistë virtuale ishte babai i Deamishelit, Bujar Hoxha.

Ai foli për komentet e shumta në rrjet, duke u shprehur:

“Ndihem shumë mirë. Ime shoqe e ka marrë pak më seriozisht situatën. Unë e kuptoj që është thjesht një lojë dhe kaq, nuk kam ç’të them më. E vetmja gjë që mund të them për vajzën është se është origjinale, nuk ka ndryshuar asgjë, është njësoj si në jetën e përditshme: e prerë, e saktë, e rregullt, e drejtë. Këto nuk janë fjalë që i thotë një baba për vajzën e tij, por është e vërteta, pavarësisht se mund të tingëllojë për keq”.

Më pas, ai shtoi se vajza e tij ka treguar karakter në lojë:

“Vajza ime është labe dhe nuk bën kurrë mbrapa për asgjë. Ama kur ka faj, kërkon edhe falje. Atëherë kur duhet të tregojë karakterin e saj, ajo e bën, qëndron e fortë dhe e palëkundur. Ajo nuk ka fyer askënd, është sjellë me edukatën që e karakterizon me të gjithë, ama kur sheh një padrejtës, i rri përballë, nuk shmanget siç kanë bërë të tjerët. As nuk ka mashtruar, as nuk ka bërë prapraskena. Pastaj, në spektaklin ku është, në lojë, unë e shoh si është në jetën e përditshme, pa asnjë ndryshim".

Ai shprehu edhe ankesat dhe kritikat e tij ndaj banorëve të shtëpisë, por edhe ndaj personave që komentojnë vendimin e Deas:

“Unë kam ankesat e mia ndaj njerëzve që janë brenda, por edhe ndaj atyre që janë jashtë. Nuk mund të pranoj kurrë bullizim të grave që janë aty (brenda). Ajo lojë është një paraqitje e shoqërisë aktuale, që në disa momente kalojnë edhe në bullizim, ofendime dhe fyerje të rënda dhe shoqëria nuk reagon”, shtoi ai.

“Problemi është që Dea bullizohet në televizion, fyhet, (i thonë) “do të të shkel me këmbë, do të të shtyp”, nga një burrë që është sa babai i saj në moshë dhe shoqëria shqiptare, në vend që të reagojë, solidarizohet me të”, tha Bujari, referuar fjalëve të Luizit kur mori vesh se Dea e kishte çuar në nominim, së bashku me Kiarën dhe Efin.

Artikuj të sugjeruar: