
Ka një detaj në Grammy Awards 2023 që më siguri ju ka shpëtuar: Charcuterie Boards të vendosura në çdo tavolinë (ushqime të ndryshme të cilat shërbehen në një dërrasë druri ose pllakë guri).
Pamja e tyre dukej fantastike, ndoshta aq shumë sa të ftuarit thuajse nuk guxuan t’i preknin.
Pjatat e mrekullueshme u përgatitën nga kompania me emër “Silverlake Socialite”, por duket sikur ato nuk u vlerësuan mjaftueshëm.
Kur fotografët kapën të pranishmit e famshëm gjatë pauzave të reklamave, charcuterie boards mbetën jashtëzakonisht të paprekura - me përjashtim të një fotografie të Jay-Z që shijon pak djathë ndërsa gruaja e tij, Beyonce mori çmimin e saj të parë pasi mbërriti me vonesë.
Fotot tregojnë dyshe si Jennifer Lopez dhe bashkëshorti Ben Affleck dhe Taylor Swift me Bryce Dessner duke buzëqeshur pranë pjatave krejtësisht të paprekura.
Njerëzit tani po pyesin se si të ftuarit i rezistuan konsumit të pjatave aq të këndshme.
Krijimet luksoze u realizuan nga themeluesja e Silverlake Socialite, Lauren Delp. Me ndihmën e një ekipi të talentuar asistentësh, ajo përgatiti 125 charcuteri boards.
- “Nuk ishte vetvetja”: Thuhet se kjo mund të jetë arsyeja pse Ben nuk ishte shumë në terezi në Grammy
- Nëse jeni kuriozë se pse nuk ishte Rihanna në Grammys 2023, të përgjigjemi ne
- Njerëzit nuk pushojnë dot së foluri për veshjen e Harry Styles
- Beyoncé mori 3 çmime, me 3 veshje që na lanë pa fjalë
- Flokët & Grimi: Pamjet më të mira në Grammy Awards
- Grammy Awards 2023: Ç’veshën yjet në tapetin e kuq
Burimi: Pop Sugar