Celebrity

Fotoja gjithë siklet e aktorëve: Ashton Kutcher thotë se donte të shmangte zërat për tradhti

Shkruar nga Anabel

8 Shkurt 2023

Fotoja gjithë siklet e aktorëve: Ashton Kutcher thotë se donte
Getty Images

Ashton Kutcher pozoi me Reese Witherspoon, meqë kanë bashkëpunuar edhe në filmin “Your Place or Mine”, por dukeshin mjaft në siklet. Madje, aq në siklet, sa edhe ne që e pamë foton ndjemë një tip sekëlldie.

Fotoja gjithë siklet e aktorëve: Ashton Kutcher thotë se donte
Shutterstock

Por, Ashton e justifikoi qëndrimin e tij duke thënë: “Ja si është situata: Nëse do ta përqafoja dhe do dukeshim si miqësorë, do të (mendohej) se kam një lidhje me të. Domethënë, ky do të ishte thashethemi”, tha aktori, i cili në foton e famshme, i ka mbajtur duart pas shpine, ndërkohë që kolegia po qeshte se ç’të bënte tjetër.
 
Nga ana tjetër, Witherspoon tha se mori një mesazh nga gruaja e Ashton, Mila Kunis, e cila bëri shaka me foton dhe kiminë e tyre në kamera. “Dukeni kaq të sikletshëm në tapetin e kuq”, i kishte shkruar Mila dhe me të drejtë.

Fotoja gjithë siklet e aktorëve: Ashton Kutcher thotë se donte
Shutterstock

Ata bënë edhe një foto tjetër ku duken ca më të afërt, por ne s'e harrojmë dot të parën.

Fotoja gjithë siklet e aktorëve: Ashton Kutcher thotë se donte
Shutterstock

Ndërkohë: Unë me babin në mbledhjet me prindër, pasi i kishte thënë zysha që nuk dija formulën e kripës. (Faleminderit Ashton për kujtimin e hidhur)!
 
Por, nuk besojmë se do të thoshte njeri që dy yjet kanë një lidhje paralele, ama për foton e sikletshme folëm dhe nëse ka ndonjë të re, do të flasim prapë.