
Një vajzë, e cila ishte ulur pranë Ben Affleck dhe J.Lo në çmimet Grammy 2023, tregoi se në fakt, aktori e dinte se ishte bërë meme ndërkohë që ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe sërish nuk e ndryshoi mimikën.
@almostannna Replying to @canadiansupernova #greenscreen this is prob the funniest story i have it was so silly. Feeling overhelmed by this attention so im gonna take a break from all of this, i shared the big things and the how-to but all this attention is a lot haha :) I answered all the important questions already, good luck guys! Hear about it more on @hitqldbreakfast tonight! #seatfiller #grammys ? Selfcare-demo - Bella Moulden
Vajza (me llogarinë @almostannna) ndau një video në TikTok dhe rrëfeu përvojën e saj.
“J.Lo i tregoi Ben Affleck telefonin dhe i tha: “Oh, Zot, zemër, shikoje këtë memen që po qarkullon për ty” dhe ai ia ktheu: “Oh, Zot, prapë kjo (meme). Domethënë, gjatë performancës, ai e dinte që ishte bërë meme dhe prapë nuk e ndryshoi mimikën. E adhuroj faktin që ishte aq i pandikuar”, tha tiktoker-ja.
Ajo tha se Jennifer i tregonte meme, qeshte me ato dhe ai thjesht reagonte: “O Jezu Krisht!”.
Vajza theksoi se ata dukeshin kaq të lezetshëm dhe të dashuruar. "Ata u larguan herët dhe Ben e ndihmoi Jen me fustanin", shtoi ajo.
Pra, ju lutem, jo më thashetheme për divorc...
Artikuj të sugjeruar:
- Pse askush nuk hëngri nga ‘charcuterie boards’ aq të bukura të Grammy-t?!
- “Nuk ishte vetvetja”: Thuhet se kjo mund të jetë arsyeja pse Ben nuk ishte shumë në terezi në Grammy
- Reagimet e internetit për fytyrën *serioze* të Ben Affleck janë LOT
- Ç’ndodhi? J. Lo & Ben Affleck duken të tensionuar në videon virale dhe njerëzit kanë ca teori!