
Performanca me tematikë djalli e Sam Smith dhe Kim Petras në Grammy Awards - me këngën "Unholy" është kritikuar jo pak në rrjet dhe mesa duket edhe Elon Musk ka një mendim të ngjashëm.
"End of days vibes", shkruan Musk në Twitter, që pak a shumë do të thotë se performanca i jep atij idenë e "fundit të botës".
Në fund të fundit kënga quhet "Unholy" (e pashenjtë) - pra, çfarë prisnin të shihnin Elon Musk dhe njerëzit e tjerë?
Shumë kritikë e kanë komentuar performancën dhe këngën sikur "adhuron djallin", ndërsa senatori i Texas-it, Ted Cruz ka shkruar:
"Kjo është thjesht... e keqe."
Në podkastin e saj "SiriusXM", Megyn Kelly gjithashtu kritikoi Smith sepse sipas saj performanca ishte "satanike".
Dyshja bënë histori atë natë, duke u bërë njerëzit e parë jobinarë dhe transgjinorë që morën çmimin Grammy për performancën më të mirë Pop Duo.
E urreni apo jo, kënga ka qenë një sukses dhe ka qëndruar në top-lista anembanë globit - duke i bërë Sam dhe Kim, edhe artistët e parë jobinarë dhe transgjinorë që kryesojnë Billboard Hot 100.