Do thoni ju: “Eh sikur të ishte kaq e thjeshtë!” Në fakt është kaq e thjeshtë! Ata që kanë thënë se “dashuria vjen nga stomaku”, dinë diçka më shumë, prandaj nëse doni që gjërat mes jush të ndryshojnë për mirë- fillojeni me ca receta interesante!
Në fakt, fillimi s’janë recetat- është pazari për blerjen e përbërësve. Le ta pranojmë se nuk kemi parë asnjë burrë që lumturohet kur partnerja e tij shpenzon shifra të çmendura, prandaj çojeni gjer në fund dhuratën dhe bëni blerje të zgjuara.
Më vjen ndërmend vetëm një emër që bën të lumtur gjithë familjen: Big Market pranë Pajtoni Center! Eshtë ndër te paktat vende ku ju blini pa patur nevojën e një liste prioritetesh, s’mendoheni fare për çmimet dhe gjeni gjëra që s’i gjeni në asnjë supermarket tjetër! Sidomos gjatë datave 6-12 që gjithçka është me super ulje. Ndonëse për recetën që do t’ju duhen pak përbërës, Big Market tek Pajtoni do t’ju shfrenojë fantazinë dhe do t’ju bëjë të mos doni të dilni më nga kuzhina.
View this post on Instagram
Sidoqoftë, kalojmë tek receta: Si thoni për fileto levreku me domate qershi dhe ullinj jeshilë?! Eshtë aq fancy sa tingëllon, por shijon edhe më shumë kur bëni pazaret tek Big Market Pajtoni!
Përbërësit për 2 persona:
2 fileto levreku
300 gr domate qershi , të prera në dysh (
100 gr ullinj jeshil pa bërthamë , të grirë
2 thelpinj hudhre , të grira
2 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë gjelle rigon
Kripë , piper i zi sipas dëshirës
Majdanoz i freskët (opsional)
Djath i bardhë (opsional)
Përgatitja:
Në një tigan , që nuk ngjit , hedhim 1 lugë gjelle vaj ulliri. Në momentin që nxehet, shtojmë domatet e prera në dysh , kripë dhe piper të zi dhe i kavardisim për 5 minuta , duke i trazuar herë pas here. Pasi të jenë zbutur domatet , shtojmë hudhrën e grirë dhe i lëmë dhe për 1 minutë në zjarr. E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojmë ullinjtë dhe rigonin. E provojmë nëse ka nevojë për kripë dhe piper. Tavën që do të përdorim për pjekje , e lyejmë me pak vaj ulliri dhe hedhim në të domatet me ullinjtë. Marinojmë me kripë dhe piper të zi filetot e peshkut dhe i vendosim sipër domateve.
I hedhim një lugë vaj ulliri sipër dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë C për 20-25 minuta. Pas pjekjes, i hedhim sipër djath të bardhë të thërrmuar, majdanoz të freskët dhe feta limoni.