Celebrity

Mbreti Charles u përball me një moment të sikletshëm dhe sigurisht, ka lidhje me princin Harry

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2023

Mbreti Charles u përball me një moment të sikletshëm dhe
Getty Images

Kjo javë ka qenë e zënë për mbretin Charles, i cili është shfaqur në publik duke përshëndetur njerëzit, për t'u përballur me këtë situatë të sikletshme: Dikush nga turma, i ka bërë një kërkesë që lidhet pikërisht me princin Harry, duke i kërkuar rikthimin e princit.

- “Rikthe Harry-n, të lutem. Mund ta rikthesh sërish, zotëri?”, pyeti personi mes turmës.

- “Kë?” pyeti Charles.

- “Harry-n, djalin tënd”, tha personi.

Mbreti Charles buzëqeshi dhe vijoi me programin e tij (Gjyshja e Donjës, faleminderit!).

Nuk e dimë nëse personi në fjalë ka kërkuar që Harry të jetë sërish në pallatin mbretëror, apo të vijë në kurorëzimin e mbretit, por gjithsesi, duket se i ndihet mungesa.

Një tjetër rast kur anëtarëve të familjes mbretërore u është përmendur Harry, ka qenë edhe në udhëtimin e princit William dhe Kate Middleton, të cilin ishin në Merseyside, kur dikush e pyeti William-in nëse ishte i lënduar nga komentet në librin e Harry-t. Princi e injoroi, s’e dëgjoi, ose bëri sikur nuk e dëgjoi. Në fakt, kur personi shtroi pyetjen, po frynte shumë erë.

Gjithsesi, për shpirtrat kuriozë, mbreti Charles mund “ta rikthejë” Harry-n në kurorëzimin e tij më 6 maj, edhe pse nuk flasin për shkak të intervistave dhe botimit të librit “Spare”, me kujtimet pa filtra të princit Harry.

Sipas burimeve, më i lënduari dhe i prekuri nga libri është pikërisht William dhe me shumë gjasa, tani afër, nuk do të kemi një pajtim ose flamur të bardhë paqeje mes dy vëllezërve.

Por, deri më 6 maj kur është edhe kurorëzimi, kemi edhe disa muaj para, ndaj ndoshta sheshohen dramat në familjen mbretërore.

Artikuj të sugjeruar: