Celebrity

Mos vallë Kate Middleton e përgënjeshtroi sërish Meghan Markle?

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2023

Mos vallë Kate Middleton e përgënjeshtroi sërish Meghan
Getty Images

Në serialin “Harry & Meghan”, Meghan Markle u shpreh se Kate Middleton nuk ishte nje person që jepte përqafime (deklaratën e plotë e lexoni këtu), ama princesha po bën të kundërtën!

Mos vallë Kate Middleton e përgënjeshtroi sërish Meghan
Getty Images

Kate po u jep vetëm përqafime dhe buzëqeshje të ngrohta personave që njeh dhe që takon gjatë vizitave të saj, duke përgënjeshtruar kështu rrëfimin e Meghan, e cila ishte shumë e çuditur ndaj formalitetit të Kate dhe princit William.

Mos vallë Kate Middleton e përgënjeshtroi sërish Meghan
Getty Images

Një burim tha për “People”, se në fakt, “Kate është një person që vdes të japë përqafime. Ajo është e ngrohtë, miqësore dhe i përshëndet të gjithë me një përqafim të madh dhe puthje. I vjen krejt natyrshëm të sillet kështu”.

Mos vallë Kate Middleton e përgënjeshtroi sërish Meghan
Getty Images

Pra, edhe njëherë tjetër, Kate ia ktheu përgjigjen me lezet Meghan-it.

Artikuj të sugjeruar: