Eh, Virgjëresha…një shenjë kaq komplekse, perfeksioniste, e përkushtuar, besnike, sigurisht që ka një energji të papërshkrueshme, të cilën mund ta kesh edhe ti, pavarësisht nëse je Luan, Ujor, apo çdo shenjë tjetër.
View this post on Instagram
Tani, çfarë është “energjia e Virgjëreshës”?
Sipas astrologes Maisy Bristol, “energjia e Virgjëreshës” është thjesht një energji shumë e fuqishme, që njihet për një intuitë shumë të fortë, e cila kupton edhe ndryshimin më të vogël të sjelljes. Virgjëresha është gjithnjë besnike dhe si e tillë, frekuenca e energjisë së saj nuk ndryshon, ndaj nëse ti ke të njëjtat karakteristika si më poshtë, mund të kesh "energjinë e Virgjëreshës", nuk ka rëndësi se ç'shenjë ke.
Ka disa shenja që tregojnë se mund ta kesh “energjinë e Virgjëreshës” dhe ato janë:
Punon shumë
Je i/e orientuar drejt qëllimeve
Përjeton ankth përpara përgjegjësive të reja
Mendon shumë për gjithçka, derisa streson veten
Ke pa fund durim
Person shumë i zgjuar
Sakrifikon shumë për të ndihmuar të tjerët
Detajist/e
Analizon gjithçka
Vëren edhe ndryshimin më të vogël te një person tjetër
Nëse ke “energjinë e Virgjëreshës”, me shumë mundësi kur lexon karakteristika të kësaj shenje e kupton që lidhen shumë me ty. Mund ta kesh ashendent, ta kesh në chart-in e horoskopit, mund të jetë e pozicionuar në një mënyrë ndikuese në planetin, hënën, diellin dhe elemente që udhëheqin shenjën tënde, ndaj mos u çudit nëse e gjen veten kaq të ngjashëm/me me Virgjëreshën, përkundrazi, krenohu!
Artikuj të sugjeruar: