Blake Lively dhe Ryan Reynolds tani janë prindër të katër fëmijëve.
Ata e konfirmuan lajmin në një mënyrë të veçantë, duke publikuar një foto ku dukshëm shihet Blake jo shtatzënë me Ryan Reynolds dhe nënën e tij.
View this post on Instagram
Çifti nuk ka bërë të ditur emrin apo gjininë e foshnjës së tyre. Lively zbuloi shtatzëninë në shtator.
Reynolds dhe Lively janë prindër edhe të tre vajzave: James, 7, Inez, 6 dhe Betty, 3 vjeçe.
Duke marrë parasysh faktin se tashmë kanë 3 vajza, nuk do ishte çudi nëse do të dëshironin që fëmija i katërt të ishte djalë. Megjithatë, Ryan Reynolds nuk mendon aspak kështu. “Jam baba i 3 vajzave dhe them se tani i njoh mirë, prandaj po shpresoj disi që të jetë vajzë," është shprehur aktori.