Celebrity

Editim i çuditshëm me photoshop? Njerëzit u fiksuan te ky detaj në foton e re të Kendall Jenner

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2023

Editim i çuditshëm me photoshop? Njerëzit u fiksuan te ky detaj
Photo Credits: Getty Images

E gjithë familja Kardashian akuzohet jo pak herë për editimin e fotove dhe radhën kësaj here e ka Kendall dhe dora e saj që duket paksa çuditshëm në foto.

Në një #photodump të fundit në Instagram, fotoja e katërt është ajo që i ka fiksuar njerëzit pas një detaji. 

Editim i çuditshëm me photoshop? Njerëzit u fiksuan te ky detaj

Dora e supermodeles duket "e shtrirë disa centimetra, si të ishte 'ElastiGirl' nga 'The Incredibles'", komenton dikush.

"Shpresoj të jesh mirë! Mos ka përplasur dikush derën dhe dora jote ishte aty?", thuhet në një tjetër koment me mbi 3000 pëlqime.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Jenner nuk është e para në familjen Kardashian-Jenner që akuzohet për ndryshimin e një fotoje.

Kim Kardashian është akuzuar se ka fotoshopuar kërthizën nga një foto për një reklamë të Skims (të cilën ajo e mohoi).

Në prill 2022, Kim pranoi se kishte fotoshopuar fytyrën e mbesës së saj, True Thompson, mbi trupin e mbesës tjetër Stormi Webster, duke përmendur estetikën e Instagramit si arsye. (Mamaja e Stormit, Kylie gjithashtu nuk donte që fotografia të postohej në atë kohë.) 

Sa për duart e Kendall, po supozojmë se është thjesht këndi dhe ndriçimi i fotos sepse editimi në duar do të ishte vërtet i çuditshëm...

Burimi: Glamour