Celebrity

Megan Fox & MGK (ndoshta) janë ndarë: Njerëzit kanë që tani një opsion për të dashurin e ri të Megan

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2023

Megan Fox & MGK (ndoshta) janë ndarë: Njerëzit kanë

Megan Fox ndezi thashethemet për ndarje dhe tradhti kur postoi disa foto të dyshimta në Instagram, fshiu foto me reperin Machine Gun Kelly dhe pastaj mbylli rrjetet sociale.

Aktorja 36-vjeçare postoi një foto me mbishkrimin e një pjese nga kënga e Beyonce, "Pray You Catch Me", e cila flet për një martesë të shkatërruar dhe tradhti.

"Mund ta ndjesh tradhtinë, është kudo në frymën tënde...", shkroi Megan.

Postimi i fundit në galeri është një video misterioze e një letre që i vihet flaka.

Megan Fox & MGK (ndoshta) janë ndarë: Njerëzit kanë

Ndërkohë që reperi 32-vjeçar vazhdon t'i mbajë fotot e Fox në Instagramin e tij, njerëzit janë të bindur se pas ndarjes, Pete Davidson do jetë partneri i radhës për Megan, ndoshta sepse komediani tashmë ka marrë rolin e të dashurit që pason një lidhje të gjatë të përfunduar (kujtojmë Kim Kardashian, Emily Ratajkowski-n etj).

Fox dhe MGK fillimisht konfirmuan se ishin në lidhje në vitin 2020 pasi u njohën në xhirimet e filmit "Midnight in the Switchgrass".

Ata u fejuan në janar të viti 2022, pasi MGK i propozoi aktores me një unazë me diamant dhe smerald - gurët e tyre përkatës të lindjes.