
Kudo nëpër internet po qarkullojnë thashetheme se Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë ndarë dhe sipas burimeve për “People”, Fox është shumë e mërzitur me MGK dhe në fundjavë ata janë përfshirë në një zënkë. Situata tanimë është shumë serioze.
Burimi thotë se: “Megan është shumë e mërzitur. Ata patën një zënkë në fundjavë dhe Megan nuk i flet. Ende nuk i kanë dhënë fund fejesës, por Megan hoqi unazën e saj. Ata kanë pasur probleme më parë, por këtë radhë, gjërat duken shumë serioze”, shtoi burimi.
Ende nuk dihen arsyet e zënkës, por Fox fshiu nga Instagram-i të gjitha fotot me MGK dhe më pas, postoi një album me tre foto, me mbishkrimin: “Mund ta shijosh pandershmërinë/ Është e gjitha në frymën tënde”, marrë nga albumi “Lemonade” i Beyoncé. Në postimin e Fox, ishte edhe një video ku shiheshin disa sende duke u djegur. Menjëherë fansat aluduan se ishin sendet e Machine Gun Kelly.
Më pas, Megan i bëri follow reperit Eminem, me të cilin Machine Gun Kelly ka pasur një përplasje me diss-e. MGK i ka kushtuar një diss, të titulluar "Rap Devil" dhe më pas Eminem, ia ktheu me "Killshot".
Megan e përfundoi ciklin e veprimeve me çaktivizimin e llogarisë së saj në Instagram, duke lënë fansat kuriozë për lidhjen dhe gjendjen e dyshes.
Artikuj të sugjeruar: