
Luiz Ejlli, personi më i diskutuar i këtij “BBVA” ka regjistruar këngën e parë brenda shtëpisë, duke u rikthyer me një projekt muzikor, pas shumë vitesh mungesë. Kënga titullohet “Me Ty” dhe sigurisht, i kushtohet Kiarës.
View this post on Instagram
Kënga është publikuar sot, për Shën Valentin dhe Luizi shpreh ndjenjat e tij për Kiarën me fjalë të ëmbla.
Muzika e këngës është krijuar nga Elgit Doda dhe prej këngës, kemi shkëputur disa vargje:
“Veç du me t’mbajt në krahë
E me t’thënë sa shumë t’du
T’lutem merri sytë e mi
Shikoje veten ti tek unë
Veç du me t’mbajt në krahë
Du me t’mbajt e me t’shtrëngu
Ta dëgjosh ti zemrën time
Se ka shumë për me tregu”, shprehet Luizi në “Me Ty”. Këngën e plotë mund ta dëgjoni këtu.
Si e ka pritur publiku këngën?
Më poshtë, disa komente:
Kënga është mirëpritur dhe një pjesë e konsiderueshme e komenteve ndajnë mendimin e se Luizi i kishte munguar muzikës dhe përmes kësaj kënge, tregoi ndjenjat e tij ndaj Kiarës dhe shpirtin artistik.
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit në komente shpërthejnë ndaj Kiarës: Çfarë ndodhi?
- Kejvina reagon sërish për situatën në BBVA dhe i drejtohet Luizit
- Njerëzit dhe banorët mendojnë se Bledi Mane ka hyrë në “BBVA” për të sulmuar Luizin dhe kanë arsye
- Nisur nga Luizi që mendonte se Deamisheli po i bënte magji: A ka lidhje mes kristaleve dhe magjisë?