Flokët

Parfumi i flokëve është produkti që nuk e dinit se ju duhej: Ja pse!

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2023

Parfumi i flokëve është produkti që nuk e dinit se ju duhej:
Photo Credits: Getty Images

Me siguri ju ndodh që parfumin e trupit ta aplikoni ndonjëherë edhe në flokë. Kjo ndihmon që aroma të përhapet dhe ndihet më shumë, por mendoni se bashkë me parfumin, ju po u hidhni flokëve edhe alkool dhe kimikate të tjera që mund ta thajnë atë.

Këtu hyjnë parfumet e flokëve!

Fatmirësisht, aromat e krijuara posaçërisht për flokë më në fund po marrin vëmendjen e merituar.

Nga ndryshon parfumi i flokëve nga një parfum normal?

Zakonisht, parfumi i flokëve është një aromë e formuluar me përfitime për flokët, për shembull me përmbajtje keratine.

Një parfum flokësh është formuluar me përbërës më të butë dhe përbërës shtesë të kujdesit të flokëve.

Këto produkte përveç aromës, kanë zakonisht proteina dhe vajra në flokë që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të flokëve.

Sa mban parfumi i flokëve?

Jetëgjatësia e një parfumi flokësh varet nga shumë aspekte, si gjatësia dhe lloji i flokëve. Megjithatë, zakonisht parfumi i flokëve ka tendencë të mbajë më gjatë se një parfum trupi.

Cila është mënyra më e mirë për të përdorur parfumin e flokëve?

Këshillohet që ta përdorni parfumin direkt pasi keni larë flokët dhe keni përfunduar me rutinën tuaj.

Burimi: In Style