
Pas pretendimeve se ka ndodhur një zënkë e bujshme, e cila ka çuar në ndarje, thuhet se Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, po mundohen ta bëjnë marrëdhënien e tyre të funksionojnë. “Ata po flasin dhe po përpiqen të gjejnë një zgjidhje”, tha një burim.
“Ajo është me Machine Gun Kelly sepse beson në një marrëdhënie afatgjatë. Nuk do të heqë dorë nga lidhja e tyre. Ka disa probleme besimi, të cilat kanë shkaktuar edhe konfliktin. Megan po merr kohën e duhur (për të reflektuar)”, shtoi burimi.
Sipas “People”, Megan dhe MGK bënë një debat të ashpër. Burimi theksoi se edhe pse nuk i kanë dhanë fund fejesës, sërish aktorja e hoqi unazën, duke treguar se sherri ishte mjaft serioz.
Zërat për një ndarje mes dyshes dolën në dritë pasi Megan fshiu (ose arkivoi) çdo foto me MGK nga Instagram-i, postoi edhe një album me foto, me mbishkrimin: “Mund ta shijosh pandershmërinë/ Është e gjitha në frymën tënde”.
Ajo i bëri unfollow Machine Gun Kelly dhe i bëri follow Eminem, reperit me të cilin MGK ka pasur një konflikt artistik, përmes diss-eve nga të dy artistët. Pas disa orësh, aktorja çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram.
Deri më tani, as Megan dhe as MGK nuk kanë bërë reagime rreth lajmeve dhe zërave që qarkullojnë.
Artikuj të sugjeruar:
- Thuhet se Megan Fox është “shuumë e mërzitur” me MGK dhe situata është goxha serioze
- Megan Fox & MGK (ndoshta) janë ndarë: Njerëzit kanë që tani një opsion për të dashurin e ri të Megan
- Megan Fox bashkoi dy trendet më in të momentit dhe duket kaq yll!
- Më fal, si?! Megan Fox, e fejuar me MGK, po kërkon për një të dashur (vajzëëë)