Flokët

Rreth 30 klientë padisin Olaplex: Pretendojnë se produktet i lanë pa flokë ose me flokë të dëmtuar

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2023

Rreth 30 klientë padisin Olaplex: Pretendojnë se produktet i lanë

Pas verës, Jessica Auriana tha se ndjente sikur flokët e saj ishin të thatë dhe të brishtë. 44-vjeçarja u konsultua me parukieren, e cila i sugjeroi linjën e kujdesit të flokëve Olaplex si një zgjidhje të mundshme për problemet me flokët.

Jessica tha se bleu një shampo, balsam dhe shampo pastruese (clarifying shampoo) nga marka dhe i përdori produktet për dy muaj. Ajo pretendon se pati rënie të flokëve. "Mendoj se deri në atë moment ndoshta kisha humbur 20% të flokëve," tha ajo për "Good Morning America". "Unë jam jashtë çdo ditë. Fillova të ndiej erën dhe ajrin në kokë.”

Jessica tani është në gjyq kundër Olaplex, një linjë e njohur për kujdesin e flokëve. Në padinë e ngritur më 9 shkurt në Kaliforni, ajo dhe rreth 30 gra pretendojnë se kanë mbetur me flokë të dëmtuar ose kanë pësuar rënie të të gjithë flokëve në disa zona të kokës pas përdorimit të Olaplex.

Ato pretendojnë në padi se produktet e flokëve Olaplex u kanë shkaktuar gjithashtu reaksione alergjike, plagë të hapura dhe flokë "të thatë, të brishtë”.

Olaplex nuk ka hequr nga tregu asnjë nga produkteve. “Produktet Olaplex nuk shkaktojnë rënie të flokëve apo dëmtim të flokëve. Produktet Olaplex janë të sigurta dhe efektive, siç mund të dëshmojnë miliona klientë,” tha kompania në një deklaratë.

"Ka një larmi arsyesh për dëmtimin e flokëve ose rënien e flokëve, siç kanë deklaruar publikisht ekspertët mjekësorë dhe shkencëtarët, duke përfshirë stilin e jetës, gjendjet e ndryshme mjekësore dhe medikamentet, pasojat e Covid, sëmundjet e lëkurës etj. Kushdo që përjeton dëmtim të flokëve duhet të konsultohet me parukieren ose dermatologun për të kuptuar më mirë nevojat e veçanta të flokëve dhe lëkurës."

Avokatët që përfaqësojnë paditësit thonë se konsumatorët duhet të bëjnë kujdes kur bëhet fjalë për zgjedhjen e produkteve të bukurisë. “Bëni kujdes dhe sigurohuni që po mbroni veten si konsumator kur blini produkte bukurie,” tha avokatja Amy Davis.