Celebrity

Dora e stërgjatë e Kendall Jenner: Modelja sqaron (tërthorazi) pretendimet për dështim në photoshop

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2023

 

Dora e stërgjatë e Kendall Jenner: Modelja sqaron (tërthorazi)
Instagram

Kur do mbarojnë ndonjëherë thashethemet dhe komentet për klanin Kard-Jenner? Kurrë! Së fundmi, njerëzit kanë akuzuar Kendall Jenner për dështim në photoshop pas një fotoje të postuar në rrjetet sociale dhe Kendall është përgjigjur tërthorazi.

Dora e stërgjatë e Kendall Jenner: Modelja sqaron (tërthorazi)
Instagram

Një përmbledhje e shkurtër: Modelja postoi një album me foto dhe veçanërisht në foton e mësipërme, njerëzit thanë se ajo i ka bërë photoshop fotos, duke harruar dorën e stërgjatë. “Dora është shuuuumë e gjatë për të qenë e vërtetë”; “Kush e ka dorën kaq të stërgjatur?!”; “Paske harruar dorën”, ishin disa nga komentet dhe më në fund, Kendall ka reaguar përmes shoqes së saj, Hailey Bieber.

Dora e stërgjatë e Kendall Jenner: Modelja sqaron (tërthorazi)
 
Bieber postoi një video të Kendall, ku dukej specifikisht dora e saj, e cila ishte si në foto!!! “Ndërkohë që ju analizoni, shikoni sa e çuditshme duket dora e saj. Kjo (video) është live. Pamje live të dorës së saj”.
 
Videon e shoqëroi edhe me disa emoji alieni dhe ja, më në fund, edhe disa komente u qartësuan dhe të gjithë po marrim frymë lirisht, por pak të çuditur nga dora e Kendall. Nejse…

Artikuj të sugjeruar: