Instagramming

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët e shtatzënisë

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2023

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët
Instagram

Einxhel Shkira është bërë nënë e vogëlushit Trev, së bashku me partnerin e saj, DJ Dagz. Por shpeshherë, ajo është shigjetuar përmes komenteve që ende diskutojnë trupin e vajzave dhe grave, për kilogramët dhe ndryshimet që merr trupi, pasi ka sjellë në jetë një fëmijë.
 
Einxhel nuk ka hezituar të postojë disa stories në Instagram, duke u kthyer përgjigje të gjitha komenteve. Ajo bëri një krahasim edhe me Adriana Limën, e cila u paraqit në një sfilatë me të gjithë hirin e periudhës pas shtatzënisë dhe të gjithë e komplimentuan për zgjedhjen e saj.

“Komenti është për mua dhe ndërkohë, po lakmoj Adriana Limën vetëm për një gjë: Që nuk jeton në Shqipëri”.

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët

Ajo ndau edhe një foto të Adrianës dhe shkroi: “S’i erdhi zor kësaj mi, paska grisur dhe fustanin”.

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët

Einxhel iu referua edhe një komenti tjetër, që i sugjeronte të mos vishte rroba të gjera.

“Të drejtë ke, kot s’vesha dhe unë ca të ngushta që t’i grisja fare më mirë. S’di që kur të kesh shtuar kile ngjan më keq?! Çfarë do të thoni me këtë, që të gjitha mbi 70 kg ngjajnë më keq? P.S.: Thashë mbi 70 kg, se 66 kg isha para shtatzënisë”.

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët
  
Më tej, vijoi:

“Po ti je Adriana, moj motër, të falet, se je supermodele, ke bërë palestër gjithë jetën, ke mbajtur linjat…Kurse mua, s’më falet, e dashur, sepse Shqipëria ka standarde. Thuaj shyqyr që s’je modele këtu se do të të kishin lënë pa bukë”.

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët

“Mos ua vë re Adrian’, fali! S’dinë çfarë thonë! S’e dinë çfarë kalon trupi gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes…edhe nëse e dinë, vuajnë pse ti vendos të dalësh në publik me kilet e tua; vuajnë që ti je e buzëqeshur, pavarësisht kg të tua…s’e kanë me kg e tua, o zemër, e kanë me kg e pasigurive që kanë në trurin e vet! Unë i kam falur, sepse jam mësuar dhe e di që s’bëjnë asnjë diferencë në lumturinë time, as fjalët e tyre, as kg e mia…Uroj te ndihen mirë me veten, pasi panë që edhe unë mund të shëndoshem”, shtoi Einxhel.

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët

“Unë do të kthehem prapë 60 kg, por ju çfarë do t’i bëni shpirtit tuaj të zi?!”, u shpreh moderatorja.

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët
  
Einxhel postoi edhe një foto duke buzëqeshur dhe dha një mesazh për të gjitha nënat:

“Por, unë kam vajza dhe gra të mrekullueshme që më ndjekin dhe e di që Shqipëria ka plot të tilla. Unë e di që ju jeni të bukura në shpirt e në trup dhe secila, unike në pamjen e saj! Ndërsa këto i postoj, jo se më prekin, por ta dini që kalojmë në të njëjtën rrugë të gjitha, pa dallime nga jeta që kemi. Dhe te kjo rrugë na takon të gjithave të kemi empati për vështirësitë që kalon secila, t’i japim dorën njëra-tjetrës, të japim kurajo, të ndajmë gëzimet tona dhe me kokën lart, të vazhdojmë rrugën tonë drejt asaj çka na përmbush si individë! Gjithë ky presion mbi ne duhet të marrë fund dhe të kuptojmë se është qesharak vreri që hedhin kundrejt pamjes sonë! Sepse, ne jemi të gjitha perfekte me imperfeksionet tona. Gjumin e ëmbël juve dhe kileve tuaja të arritura me aq mund!”.

Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët

Artikuj të sugjeruar: