Celebrity

DiCaprio thotë se reputacioni që ka ‘me vajzat e reja’ është i padrejtë, por a është vërtet kështu?!

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2023

DiCaprio thotë se reputacioni që ka ‘me vajzat e reja’

Leonardo DiCaprio thuhet se nuk është i kënaqur nga mënyra se si jeta e tij romantike është portretizuar nga mediat.

Ndonëse nuk ka dalë kurrë me dikë mbi 27 vjeç, Leonardo DiCaprio beson se reputacioni i tij për lidhjet me vajza të reja është i pamerituar. Ylli i “Titanic” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” është i zhgënjyer me mënyrën sesi mediat e kanë mbuluar jetën e tij private.

Pas zhurmës që u bë, vetëm se aktori u pa me modelen 19-vjeçare Eden Polani, një lidhje e përfolur e cila më vonë u hodh poshtë, DiCaprio ka shprehur shqetësimin e tij te të afërmit.

Një burim i afërt me aktorin u shpreh:

“Është thjesht qesharake sepse ai nuk mund të shkojë askund pa u përfolur se është në lidhje me vajzën e parë që ka pranë.”

Pavarësisht se aktorit ndoshta nuk i pëlqen etiketimi në media, historiku i tij i lidhjeve tregon pikërisht atë që thuhet gjerësisht për të.

DiCaprio thotë se reputacioni që ka ‘me vajzat e reja’

Kur DiCaprio ishte 24 vjeç, ai filloi të dilte me supermodelen, atëherë 18-vjeç, Gisele Bundchen. Që atëherë, ai ka qenë i lidhur me partnere më të reja se ai. Ja një grafik që vërteton për çfarë e kemi fjalën:

DiCaprio thotë se reputacioni që ka ‘me vajzat e reja’

Burimi: Marca