
Pas një romance që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio duket se thjesht e kanë lënë pas marrëdhënien e tyre.
Sipas një burimi për “People”: “Ajo s’e ka takuar për shumë kohë, thjesht vendosi që t'i japë fund me të. Janë në stade të ndryshme tani dhe Gigi ka si prioritet mëmësinë. Gjithsesi, nuk ishte asgjë serioze dhe thjesht u shpërbë”.
Leo dhe Gigi kanë dalë bashkë për një periudhë kohore dhe për shumë kohë, veprimet e tyre ndiqeshin me shumë interes. Madje, për lidhjen e tyre ka folur edhe babai i Hadid. Dyshja u nda pak para festave, pasi Gigi i kaloi në shtëpi, me familjen dhe vajzën, Khai, ndërsa Leo në një jaht luksoz.
Që prej asaj kohe, Leo është përfolur për disa lidhje romantike, me modelen 23-vjeçare Victoria Lamas, pastaj se takohej me një tjetër modele 19-vjeçare (thashethemet mbi të cilën u mohuan).
Artikuj të sugjeruar: