
Ditë e re, lajm i ri për Megan Fox dhe MGK. Më në fund, aktorja është kthyer në Instagram, për të shuar zërat që kanë qarkulluar lart e poshtë mbi arsyet e krizës së fejesës me partnerin e saj, Machine Gun Kelly.
“Nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrjeje të palëve të treta në këtë marrëdhënie. Kjo përfshin, por nuk limitohet në: njerëz aktualë, DM (mesazhe në Instagram), robotë të (krijuar) inteligjencës artificiale, apo djaj succubus (nga folklori, demonët/djajtë succubus kryejnë veprime seksuale me burra ose gra, ndërkohë që ata janë duke fjetur)”, shkroi ylli i “Transformers”.
Ajo vijoi edhe me një deklaratë drejtuar mediave, të cilat krijojnë histori të pabaza dhe supozime mbi problemet e marrëdhënies së MGK-së dhe Megan-it.
“Duhet ta lini këtë histori me kaq dhe t’i lini rehat gjithë njerëzit e pafajshëm”, përfundoi Megan, referuar hamendësimit se partneri e saj e kishte tradhtuar me Sophie Lloyd, kitariste, e cila ka performuar shumë herë me MGK.
View this post on Instagram
Rreth problemeve në raportin e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ka shumë aludime dhe paqartësi, por diçka është mëse e sigurt: Diçka e madhe ka ndodhur, por fatmirësisht, sipas burimeve, të dy janë të përkushtuar për të zgjidhur sfidat në marrëdhënien e tyre.
Gjithçka nisi pasi Megan i bëri unfollow Machine Gun Kelly-t, fshiu fotot me të, postoi një album me mbishkrimin: “Mund ta ndiesh pandershmërinë/ Është e gjitha në frymën tënde”, i bëri follow Eminem (me të cilin MGK ka një konflikt artistik) dhe më pas, mbylli llogarinë e saj në Instagram, për ta rihapur sërish.
Megan ka fshirë (ose arkivuar) çdo postim tjetër nga feed-i, duke lënë vetëm deklaratën e mësipërme.
Artikuj të sugjeruar:
- Zbulohet pse Megan Fox është kaq e mërzitur me partnerin e saj (& ka shumë të drejtë)
- Thuhet se për momentin, MGK dhe Megan Fox po përpiqen që ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë
- Thuhet se Megan Fox është “shuumë e mërzitur” me MGK dhe situata është goxha serioze
- Megan Fox & MGK (ndoshta) janë ndarë: Njerëzit kanë që tani një opsion për të dashurin e ri të Megan