Showbiz dhe TV

Bledi Mane largohet me dëshirë nga shtëpia e Big Brother VIP

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2023

Bledi Mane largohet me dëshirë nga shtëpia e Big Brother VIP

Nga të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP: Kiara Tito, Luiz Ejlli dhe Bledi Mane, ky i fundit ka vendosur të largohet vullnetarisht duke lënë garën.

Gazetari tha se këtë vendim e mori "vetëm për Kiarën", duke theksuar se nuk donte që Kiara të largohej në këtë pikë të lojës.

"Situata në shtëpi është tensionuar dhe ikja e Kiarës i tensionon më keq gjërat", u shpreh Bledi.

Me ikjen e tij edhe televotimi për tre të nominuarit u anulua.

Bledi Mane iu bashkua shtëpisë më 8 shkurt, së bashku me Keisi Medinin dhe Tan Brahimin.