
Madonna postoi një foto në Twitter si për të qetësuar fansat e çuditur me pamjen e saj gjatë ceremonisë së Grammy Awards.
“Shihni sa e lezetshme jam tani që ënjtja nga operacioni është ulur. Lol [emoji që qesh],” shkroi ajo.
Look how cute i am now that swelling from surgery has gone down. Lol ? pic.twitter.com/jd8hQyi2Az
— Madonna (@Madonna) February 20, 2023
Pasi u ngjit në skenën e Grammy për të prezantuar performancën e Kim Petras dhe Sam Smith, Madonna u komentua gjerësisht në internet. Disa thanë se ajo “nuk njihej” dhe u diskutua për ndërhyrjet estetike.
Në përshkrimin e fotos së fundit në Twitter, është e paqartë nëse Madonna po ironizon komentet, apo po pranon që fytyra disi e ënjtur ishte vërtet shkak i ndonjë operacioni.
Pas Grammy Awards, Madonna u ktheu përgjigje të ashpër të gjithë atyre që kritikuan pamjen e saj në Grammy, duke i konsideruar sulmet ageism dhe mizogjini (ageism - diskriminim ndaj individëve ose grupeve në bazë të moshës së tyre; Mizogjini - mospëlqimi, përbuzja, paragjykimi ose urrejtja ndaj grave).
“Sërish jam shënjestruar nga ageism dhe mizogjinia që përshkojnë botën në të cilën jetojmë," tha ajo. “Një botë që refuzon të vlerësojë gratë pas moshës 45-vjeçare dhe ndjen nevojën për të ndëshkuar nëse ajo vazhdon të jetë një grua me vullnet të fortë, punëtore dhe aventuriere."