
Devin Booker nuk e ndjek më ish-in e tij Kendall Jenner në Instagram dhe fansat po spekulojnë se fajin e ka romanca e përfolur e modeles me Bad Bunny.
Një tjetër përdoures në Reddit vuri re që Booker ka hequr nga Instagrami edhe shoqen e ngushtë të Kendall, Hailey Bieber.
Ndërkohë, supermodelja, 27 vjeçe, duket se e ndjek ende 26-vjeçarin.
Ish-çifti ishte në një lidhje për më shumë se dy vjet përpara se të ndaheshin përfundimisht në tetor të vitit 2022.
Një burim për People në atë kohë, tha se “të dy kishin një karrierë të ngjeshur që për momentin e kishin prioritet më shumë se gjithçka tjetër”.
Pas ndarjes me lojtarin e Phoenix Suns, Jenner nuk ka dalë me asnjë publikisht për disa muaj, por javën e kaluar thashethemet për një lidhje me 28-vjeçarin Bad Bunny, ishin kudo në internet.
Më pas, ylli i "Kardashians" dhe këngëtari i "Tití Me Preguntó" u panë duke dalë nga i njëjti restorant në Beverly Hills, Kaliforni, duke i nxitur edhe më shumë zërat.
Justin Bieber dhe Hailey thuhet se ishin gjithashtu të pranishëm në darkë, gjë që mund të shpjegojë veprimet e Booker në rrjetet sociale ndaj modeles.
Sidoqoftë, as Jenner dhe as Bad Bunny s’e kanë konfirmuar lidhjen.
Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio, ishte i lidhur për një kohë të gjatë me Gabriela Berlingeri, por fansat besojnë se ata mund të jenë ndarë në nëntor 2022 për shkak se influencuesja ka hequr të gjitha fotot me yllin latin.
Burimi: Page Six