Celebrity

Paris Hilton zbulon emrin e djalit dhe kuptimin e tij

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2023

Paris Hilton zbulon emrin e djalit dhe kuptimin e tij

Paris Hilton zbuloi emrin e fëmijës së saj dhe Carter Reum në podkastin “This is Paris”.

“Emri i djalit tim të bukur është Phoenix Barron Hilton Reum,” tha ajo. “Carter dhe unë jemi shumë krenarë që e sollëm atë në jetë."

"Unë i kam planifikuar emrat e fëmijëve të mi për vite dhe vite me radhë," shpjegoi Paris, duke vënë në dukje se emri Phoenix lidhet me "shpresën, rilindjen dhe transformimin".

Phoenix është gjithashtu qytet në Arizona dhe me siguri Paris ka preferuar të qëndrojë te lista e emrave të qyteteve. Madje, ka planifikuar që kur të bëhet me vajzë, t’i vendosë emrin e një tjetër qyteti, London.

Paris Hilton zbulon emrin e djalit dhe kuptimin e tij
Foto: FilmMagic

Bebushi Phoenix erdhi në jetë përmes një nëne surrogate. Hilton dhe Reum u fejuan në shkurt të vitit 2021 dhe u martuan pas një viti, në një dasmë që zgjati tre ditë.