Celebrity

Kendall & Bad Bunny: Ç'thuhet për raportin e tyre?

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2023

Kendall & Bad Bunny: Ç'thuhet për raportin e tyre?
Image via Kevin Mazur/Getty Images for Atlantis The Royal/Getty and Kevin Winter/Getty Images for The Recording Academy

Përshëndetje!

Ju kujtojmë edhe njëherë që Kendall Jenner dhe Bad Bunny u puthën në një club privat në Los Angeles, dolën në ca takime, bënë edhe një takim çiftesh bashkë me Hailey dhe Justin Bieber dhe domosdo, pyesim veten, janë të lidhur, apo…?

Sipas zërave për “Entertainment Tonight”, përgjigjja e saktë është: Apo...sepse deri tani, nuk ka gjë serioze mes tyre.

“Kendall dhe Bad Bunny tërhiqen shumë nga njëri-tjetri dhe kanë ‘vibe’ flirtues. Është ende diçka e re, por po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pëlqehen. Ata kanë miq të përbashkët dhe konsumuan darkë me Hailey, Justin dhe miq të tjerë. Për të dy, është argëtuese”, tha burimi.

Për të vijuar:

“Bad Bunny ka blerë një shtëpi të re në Los Angeles dhe ka shpenzuar shumë kohë atje. Kendall e ka takuar përmes miqve të përbashkët dhe pati shkëndija. Deri tani, nuk ka gjë serioze, ata të dy po argëtohen”.

Gjithsesi, s'mund ta mohojmë që shkojnë. Imagjinoni Kendall në videoklipin e radhës të Bad Bunny-t.

Artikuj të sugjeruar: