
Në mbrëmjen e 21 shkurtit, Bledi Mane la me vullnet të plotë garën në Big Brother VIP Albania, gjatë javës që ishte në nominim me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin.
Në një bisedë me Top Albania Radio pas daljes nga shtëpia, gazetari mendon se ka 3 banorë - që janë padiskutim finalistë.
"Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë, Maestro, Luizi dhe Olta. Uroj me gjithë shpirt që të tre t'i shoh në finale. Ndoshta do të ketë surpriza dhe me ndonjë lojtar të ri.
Ai vazhdoi:
"Ata të tre kanë energjinë dhe janë karaktere, me gjithë mëkatet dhe meritat e tyre. Janë tempi i asaj shtëpie, i pafsha në finale. Fituesin nuk e di."
Kujtojmë se në fillim, njerëzit, nisur nga çfarë Bledi kishte thënë jashtë shtëpisë për Luizin, mendonin se ai kishte hyrë pikërisht për ta sulmuar këtë të fundit.
Sidoqoftë, rikthehemi te finalistët e supozuar.